me te medhenjet zbulimet e pc
Post me te medhenjet zbulimet e pc Reply with quote

Shendetesia e semure kerkon sherim

Mjeket, motrat medicinale dhe personeli tjeter medicinal ne Maqedoni angazhohen per reforma rrenjesore dhe te menduara mire dhe jo per reformat "ad-hok" te cilat Kuvendit te Maqedonise ia ka dorezuar per miratim qeveria aktuale. Me greven e pergjithshme te autorizuarit u paralajmeruan se per fatin e tyre nuk mund te vendosnin vete dhe se politika nuk e ka vendin neper ordinanca.

AIM Shkup, 18.04.2002

Reformat e paralajmeruara te shendetesise primare, te cilat qytetaret e Maqedonise i kane pritur gjate dhjete vjeteve te kaluara, i ngriten ne kembe njerezit me mantela te bardhe. Ata pritnin ligjin e ri me te cilin me ne fund kesaj veprimtarie do t'i caktoheshin standardet bashkekohore europiane, te pershtatura sipas kushteve vendore. Shpresonin se edhe ata vete do te merrnin pjese ne formulimin e tyre, sepse pa dyshim kane nje pervoje te pasur profesionale dhe praktike. Thone se fituan vetem disa ndryshime skajshmerisht te dyshimta dhe te pjeserishme dhe plotesime te ligjit te vjeter "te arrnuar" ne kabinetin e ministrit aktual, larg syve dhe vesheve te opinionit. Kuptohet, skajshmerisht jotransparente. Me ndryshimet ne fjale eshte parashikuar privatizimi i kesaj veprimtarie, nderprerja e pediatrise dhe gjinekologjise nga mbrojtja primare shendetsore, dhenia me qera ne fazen e pare e ambulancave dhe poliklinikave, si dhe me vone - e stacionareve dhe spitaleve. Mjeket private do te kene mundesi qe te punojne edhe ne ambulancat shoqerore, kurse shperblimin do ta marrin sipas numrit te pacienteve. Lartesia e kapitalizimit do te jete kategori variabile ne varshmeri te drejteperdrejte nga buxheti shtetror, respektivisht mundesite financiare te Fondit shoqeror per shendetesi. Numri i te punesuarve ne kete sektor me rendesi te jashtezakonshme shoqerore, i cili aktualisht eshte 28 mije, gjate pese vjeteve te ardhshme patjeter duhet te pergjysmohet - thuhet, ndermjet tjerave, ne propozimligjin qe i eshte drejtuar per aprovim Kuvendit te Maqedonise.

Punetoret shendetsore, te cilet me propozimet ne fjale jane informuar ne menyra te ndryshme, kryesisht ne menyre jo te plote, kane frike se reformat e ketilla te pa menduara mire dhe te propozuara fetefet sipas interesave partiake dhe te diktuara nga interesat per biznes - te gjitheve do t'u sjellin me shume deme se sa dobi. Shume njerez do te ngelin pa pune. Dhe ajo qe eshte me kryesore, jane te bindur se ato do te kthejne prapa tere sistemin e mbrojtjes shendetsore te vendit. Maqedonia, sipas numrit te personelit shendetsor, thone se edhe ashtu eshte ne fundin e shkalles se normativave europiane dhe boterore. Ne njemije paciente ka dy mjeke dhe 4,9 motra medicinale. Raport ende me te keq kane vetem Shqiperia, Bosnje Hercegovina dhe Taxhikistani. Theksojne se nese lejohet dhe aprovohet sistemi i propozuar i koncesioneve, me siguri te plote do te bjere perqindja e vakcinimeve, se do te rikthehen semundjet ngjitese dhe se Maqedonia shume shpejt do te behet "Afrike".

Ne menyre me te ashper kunder reformave te propozuara u shfaqen dhe u kundervune pediatrit dhe gjinekologet. Mjeket e femijeve, ne rast se aprovohet ky propozim, ne Maqedoni do te behen vetem "persona me arsim te larte ne lemin e mjeksise" ishin te paret qe organizuan greven e pergjithshme ne Luna parkun e Shkupit. Theksuan se me ane te reformave te ketilla teresisht shkaterrohet qellimi themelor i Organizates shendetsore boterore sipas seciles shoqerite qytetare jane te obliguara qe me te rinjve t'u sigurojne shkallen me te larte te mbrojtjes shendetsore.

Te udhehequr nga Sindikata e pavarur dhe me qellim qe te sigurojne korrigjimin e reformave te propozuara dhe qeverine ta detyrojne qe t'i perfshije ne zhvillimin e ketij procesi, punetoret shendetsore organizuan greve te pergjithshme paralajmeruese triditore. Greva do te perseritet pas dy javesh ne rast se kerkesat e tyre nuk trajtohen ne menyre adekuate. Shfrytezuan poashtu rastin dhe nga qeveria ne menyre te vendosur kerkuan qe t'ua paguaje kompenzimin per pushimin vjetor, te cilin para dohe e fituan te punesuarit ne institucionet dhe entet tjera shtetrore. Me vendosmeri kerkuan qe te fillonin bisedimet per caktimin e rroges me te ulet, varesisht nga shkalla e pergatitjes shkollore, ashtu si ishte caktuar pothuaj gjate periudhes se kaluar dhjetevjecare me Marreveshjen shoqerore kolektive por qe ende nuk ishte realizuar. Ne menyre te qarte dhe te fuqishme zyrtarve te autorizuar u terhoqen verrejtjen se cdo gje kishte kaluar kufirin, se per ardhmerine e tyre nuk mund te vendosnin me te tjeret dhe se politika nuk e ka vendin neper ordinanca dhe spitale.

Me qellim qe t'i qetesonte shpirterat e shqetesuar, ministri i shendetesise, doktor Gjorgji Orovshanec, te cilin ndryeshe e therrasin "mbreterersha e Anglise", pranoi dialogun me aktivistet e sindikates. Mund te bisedohet per cdo gje, tha ai, por nuk ka heqje dore nga reformat e paralajmeruara. Ai theksoi se qellimi i tij eshte qe Maqedonia te fitoje shendetesi racionale, efikase, per secilin te arritshme dhe te kualitetit te larte. Ashtu sikurse eshte per shembull shendetsia ne Hollande, theksoi ai. Ajo qe i eshte dorezuar Kuvendit per aprovim, theksoi ai, eshte bazuar ne modelin holandez. I keshilloi koleget e vet qe te mos shpejtojne dhe mos bejne alarmime, sepse, sipas tij, askush nuk do te ngele ne rruge per shkak te reformave. Perkundrazi. Madje 90% nga ata 8000 te punesuarit aktualisht ne shendetesine primare do te mbeten ne vendet e tyre te punes. Te gjithe privatistet do te lidhin kontrata me Fondin e financimit shendetsor, gje qe do te thote se do te punojne ne kushte plotesisht te barabarta me koleget e tyre ne sektorin shtetror. Do te kete pune poashtu edhe per shume mjeke te rinj dhe kuader te mesem shendetsor, per ata te cilet nuk do te refuzojne qe te punojne neper ambulancat e fshatrave, thekson ministri Orovshanec dhe shton se cdo mjek privat do te jete i obliguar qe te punesoje me se paku nje moter medicinale. Ministri thekson se ne shendetesine shoqerore do te ngele mjekesia preventive, kontrollat sistematike, vaksinimi, mandej sherbimet e patronazhit, vizita shtepiake dhe ndihma e shpejte mjeksore. Ai eshte i bindur se me zbatimin e shpejte te reformave ne mbrojtjen shendetsore primare ne menyre me te sigurte do te trasohet rruga e procesit te tille edhe ne sektorin sekundar, per te cilin ka shprehur disponim qe te siguroje te holla qeveria e Japonise.

Bazuar ne njohesit e mire te rrethanave ne shendetesine maqedonase per reformat e propozuara nuk ka baza te nevojshme normative. Me pare duhet te pergatitet dhe te aprovohet ligji sistemor per institucionet shoqerore dhe vetem pas kesaj Ligji per mbrojtjen shendetsore te popullsise. Me pare duhet te definohen modalitetet e reformimit, cfare do te ngele si shtetrore dhe cka do t'u lejohet privatisteve ose veteqeverisjes lokale dhe me cfare kushtesh. Ajo qe do te ngele jasht kesaj mund te transformohet sipas programeve te posacme, por vetem pasi te jete bere kontrolli dhe vleresimi i pasurise. Me marreveshje te posacme duhet te sigurohet vazhdimsia e veprimtarise e cila eshte me interes vital per te gjithe qytetaret. Askund tjeter ne bote, theksojne ekspertet juridike, nuk e japin me qira ate qe u sjell fitime. Shteti duhet te mbroje te drejtat e shfrytezuesve te sherbimeve shendetsore. Pacientet nuk jane vetem numra ne kartelat shendetsore. Atyreve qe per cdo muaj nga te ardhurat e tyre modeste u mirren mjete jo te vogla per Fondin shendetsor nuk u intereson shume se valle ambulanca eshte shoqerore ose private, por ajo se cka u kthehet per te hollat qe japin. Jane plotesisht te bindur se Fondi nuk duhet te jete instrument ne duart e partive politike dhe se edhe shkollimi shendetsor duhet pershtatur sipas kushteve te reja dhe te reformuara.

Qytetareve te Maqedonise, te cilet si eshte e ditur askush nuk i pyet per asgje, poashtu eshte e vertete e njohur se u ka ardhur deri ne fyt ajo qe muaj me radhe te semuret vete duhet t'i paguajne ilacrat, madje edhe citostatiket, ajo qe neper poliklinika nuk ka por qe patjeter duhet te kete, per shembull, gjilpera, shprice, fleterekomandime te rendomta per udhezim te kontrolli specialistik, ose formulare per pushim mjekesor; ajo qe neper ordinanacat stomatologjike nuk ka as amalgam , ose ajo qe ne nje karrige stomatologjike ordinojne madje pese mjeke. Kundershtojne kaosin organizativ qe eshte i pranishem ne cdo drejtim. Deshirojne te dijne p,sh. se cfare beri qeveria me ato 17 milione dollaret te cilat Banka Boterore i ndau qe te planifikohet dhe zbatohet me mire reforma ne kete leme gjate pese vjeteve te kaluara. Sepse vet ata duhet ta kthejne kredine. Njesiti nderkombetar per projektimet e reformes shendetsore ne Shkup nuk guxon te jete vetem nje arke nga e cila mund te paguhen ne menyre te majme ekspertet e jashtem. U jepen, sic dihet nga te gjithe, shujta apo meditje prej 800 deri me 1000 dollare, por ende nuk kane gjetur ilacin i cili te siguroje sherbime shendetsore optimale dhe rroga te pershtatshme per mjeket. Njerezit meritojne dhe me te drejte kerkojne qe shteti t'u siguroje nje standard dic me te mire shendetsor dhe kjo, si nenvizojne ekspertet, nuk mund te realizohet pa zbatimin e reformave. Shendetsia e semure maqedonase vuan per ilacin me te shpejte.
WwW.Argetohu-ks.page.tl Hala me 1 emen hala me 1 sen Argetohu Prej tjerav shum ka dallim...

Advertisement
 
 

 
Sod ne faqen ton pati 249908 visitors (1326680 hits) Ne ket faqe
=> Do you also want a homepage for free? Then click here! <=